INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen tensionet, i quajti shqiptarët njerëz mali, kryeministrja serbe shpallet “non grata” në Kosovë

Shtohen tensionet, i quajti shqiptarët njerëz mali, kryeministrja serbe shpallet “non grata” në Kosovë

Publikuar më: 11:58 30-05-2019

Vijojnë të tensionohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Prishtina ka futur në listën e zezë, kryeministren e Serbisë, Ana Brabiq.

Lajmin e bën të ditur mnistri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili në një postim në FB thotë se Brnabiq se nuk do të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.

Regimi i shefit të diplomacisë kosovare vjen pasi kryeministrja serbe shqiptarët e Kosovës i quajti “njerëz që vijnë nga mali”.

Postimi i Pacollit në Facebook:
“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’.
Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.
Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, ka shkruar Pacolli.

Mediat serbe kanë raportuar se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, në një konferencë shtypi dje në Beograd, duke folur për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ka fyer rëndë shqiptarët e Kosovës, duke thënë se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607