INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen tensionet midis Izraelit dhe Iranit. 'Shi' raketash bien mbi bazat ushtarake të dy vendeve

Shtohen tensionet midis Izraelit dhe Iranit. 'Shi' raketash bien mbi bazat ushtarake të dy vendeve

Publikuar më: 08:32 10-05-2018

Ushtria izraelite ka goditur pothuajse të gjithë strukturën iraniane në Siri në përgjigje të sulmit që Irani nisi ndaj saj. BBC raporton se forcat iraniane lëshuan raketa drejt pozicioneve të Izraelit në zonën e pushtuar të Ultësirës së Golanit. Izraeli bëri me dije se rreth 20 raketa u lëshuan nga roja revolucionare iraniane të enjten në mëngjes. Disa prej tyre u rrëzuan në ajër, ndërsa të tjera goditën pozicionet e ushtrisë izraelite, por pa shkaktuar viktima. Episodi i fundit përforcon parashikimet e ekspertëve për një përballje të mundshme ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, megjithëse ky i fundit mund të përdorë edhe grupet e armatosura e të financuara nga Teherani, si Hezbollahun. Në fillim të javës, Izraeli tha se kishte vënë re aktivitet të çrregullt të ushtrisë iraniane në Siri. Për këtë arsye, forcat izraelite u vunë në gatishmëri në kufi dhe për herë të parë që prej fillimit të Luftës Civile në Siri, Izraeli hapi vendstrehimet për civilët. Ushtria izraelite gjithashtu tha se reagoi shumë ashpër pas raketave iraniane dhe bombardoi dhjetëra baza iraniane në Siri, në formë raprezalje. Mediet e Izraelit raportuan se gjatë sulmit u shkatërruan depo armësh, platforma raketash, sisteme radarësh dhe baza inteligjence. Nga ana tjetër autoritetet siriane thanë se shumica e raketave izraelite u shkatërruan në ajër, por një apo dy mundën të godasin objektivat. Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Lieberman paralajmëroi Iranin të enjten në mëngjes."Nëse bie shi në Izrael, do të derdhet edhe mbi Iran", tha ai. Por Lieberman gjithashtu shtoi se ky nuk ishte fillimi i një konfrontimi të madh. "Shpresoj se e kemi përfunduar këtë kapitull dhe të gjithë morën mesazhin," tha ministri. Konfrontimi i fundit vjen pas një sulmi raketor të raportuar në një stacion ushtarak në jug të kryeqytetit sirian të Damaskut të martën. U raportua se dy raketa u rrëzuan në zonën e Kiswahit dhe se dy civilë u vranë në një shpërthim.
Por Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, tha se raketat goditën një depo të armëve iraniane, duke vrarë 15 luftëtarë pro-qeveritarë.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416