INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen tensionet/ Ukraina do padisë Rusinë për aneksimin e Krimesë

Shtohen tensionet/ Ukraina do padisë Rusinë për aneksimin e Krimesë

Publikuar më: 08:11 02-08-2018

 Shtohen tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka urdhëruar krijimin e një trupe që do të përgatisë padi ndaj Rusisë për dëmet e shkaktuar nga separatistët në rajonin e Donbasit, si dhe për aneksimin e paligjshëm të gadishullit të Krimesë.

“Agresioni i armatosur i Rusisë, i cili po vazhdon sjell në tokën e Ukrainës dhimbje të reja njerëzore çdo ditë, infrastruktura është shkatërruar, ndërmarrjet dhe potenciali ekonomik i Donbasit dhe Krimesë janë shkatërruar”, ka shkruar në Facebook presidenti Poroshenko.

“Prandaj, ne nuk duhet të hezitojmë që të krijojmë kërkesën e Ukrainës ndaj Rusisë për të kompensuar dëmin e shkaktuar”, tha ai.

Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështetë separatistët në lindje të Ukrainës.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387