INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohet lista e VIP-ave, viktimë e Twitter [FOTO]

Shtohet lista e VIP-ave, viktimë e Twitter [FOTO]

Publikuar më: 09:47 08-06-2016

Twitter duket se është kthyer në aplikacionin më të pasigurtë të momentit.

E themi këtë pasi viktimat e rradhës në këtë rrjet social janë bërë prezantuesja Chelsea Handler dhe këngëtarja Lana Del Rey. Hacker-at kanë përdorur llogarinë e Handler për t'i sugjeruar ndjekësve të saj të ndiqnin njerëz të tjerë, ndërkohë që kanë shfrytëzuar llogarinë e Lana-s për të postuar komente raciste të një gjuhe vulgare. Ndërkohë sikur të mos mjaftonte me kaq, hacker-at kanë marrë në dorë edhe faqen e Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan, ku kanë shpërndarë lajmin e rremë për vdekjen e komosionerit Roger Goodell. Kujtojmë që para pak ditësh viktima të Twitter u bënë Taylor Swift dhe Kylie Jenner!

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934