INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtoni këto 5 zakone në jetën tuaj dhe do keni më shumë besim tek vetja

Shtoni këto 5 zakone në jetën tuaj dhe do keni më shumë besim tek vetja

Publikuar më: 14:34 06-07-2017

Mënyra si ne e shohim veten, tregon shumë për atë se sa shumë vetëbesim kemi.

Nëse kemi besim tek vetja, ajo që mendojnë të tjerët nuk është aq e rëndësishme në arritjen e objektivave personalë. Nëse na mungon vetëbesimi, është më e kollajtë që dikush tjetër të na largojë nga realizimi i ëndrrës që kemi.

Ndërkohë që është e vërtetë që, është dobiprurëse të rrethohemi prej njerëzve pozitivë, ajo që ka vërtetë rëndësi është se sa shumë besojmë ne në aftësitë tona, për të gjetur lumturinë dhe suksesin.

Ndërtoni vetëbesimin tuaj
Një mënyrë për të rritur sensin e vetëbesimit është të kërkoni dhe gjeni lexime dhe materiale vizive pozitive. Mendimi për një citim pozitiv, brendësimi i një mesazhi pozitiv (“Mund të bëj gjithcka që i vë objektiv vetes”), janë thjeshtë dy prej shembujve se si mund ta ndërtoni vetëbesimin. Jo të gjithë dhuratat më të mira të jetës mund të blihen në një raft. Eshtë e rëndësishme që të uleni dhe të punoni mendërisht për ta shndërruar dyshimin tek vetja, në besim tek vetja.

2. Refuzoni dyshimin e të tjerëve

Të njohur edhe si “haters” (urryes), ata që dyshojnë janë njerëz që s’kanë besim në aftësinë tonë për të patur sukses. Në fshehtësi ata urojnë që të kishin dëshirat, ëndrrat dhe aftësitë tona për t’ia dalë mbanë. Refuzimi i dyshimit të të tjerëve mund të jetë i vështirë, sepse këta janë njerëz që i kemi më pranë. Por ne duhet të jemi në gjendje të injorojmë komentet e tyre negative, me qëllim që të ndërtojmë sensin tonë të vetëbesimit. Pa këtë aftësi, ka gjasë që të ngecim në vend. Ja një ide: mos i ndani fare me ta ëndrrat tuaja.

3. Thoni JO (me të vërtetë)

A ju ndodh të dëgjoni një kërkesë dhe doni të thoni jo, por në vend të kësaj thoni po? Arsyeja pse themi po nuk është aq e rëndësishme, se sa fakti që i mohojmë vetes të vërtetat tona. Kërkesa paraqet dicka që ne nuk duam ta bëjmë. Nuk është se të thënit jo na bën të këqinj. Në fakt, na bën mbrojtësa të vetëbesimit dhe të burimeve dhe kohës, parave dhe energjisë sonë. të thuash jo është një tjetër mënyrë për të kultivuar vetëbesimin, sepse kështu dërgojmë një mesazh të qartë: “Ajo që unë dua për veten në këtë moment, është që të mos bëj atë që ti po më kërkon”. Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Në fakt, është një mënyrë për të shfaqur kujdes për veten.

4. Vishuni për të lënë mbresa vetes suaj

Eshtë thënë se rrobat e bëjnë njeriun. Por e vërteta është se veshja edhe ka kuptim simbolik, edhe bëhet një eksperiencë fizike. Ajo që ka vërtetë rëndësi, është kuptimi që një veshje ka për ju, dhe se si ajo mund t’ju rrisë vetëbesimin? Nëse tutat ju bëjnë të ndiheni që keni kontrollin e vetes dhe fatit tuaj sepse jeni të vetëpunësuar dhe punoni nga shtëpia, atëherë vishini. Por nëse një kostum ju pëlqen më shumë, vishni atë. Veshja dhe shprehja jonë fizikisht para botës është një shenjë vetëbesimi. Kështu që, vishuni për të simbolizuar sensin tuaj të vetëbesimit.

5. Festoni fitoret e shkuara

A keni një grumbull kartolinash që njerëzit ju kanë dërguar gjatë viteve? Shanset janë që ato kartolina thonë gjëra të mira për ju. A keni disa arritje që ju bëjnë të ndiheni krenarë? Ne mund të arrijmë një nivel më të lartë vetëbesimi, duke festuar triumfe tona të të shkuarës. Eshtë një mënyrë për të nderuar forcën që kemi.

Article Logic
Execution time: 0.0034282207489014