INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtrëngata dhe stuhi, ja çfarë parashikon moti sot

Shtrëngata dhe stuhi, ja çfarë parashikon moti sot

Publikuar më: 08:15 13-05-2019

Prej mesnatës vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se reshjet do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Në shumicën e qarqeve reshjet do të vijojnë mesatare, në qarkun Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata.

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 18 °C, në vendet e ulëta: 10 / 19 °C dhe në vendet malore: 6 / 13 °C. Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe Jug të vendit.

“Ashtu siç pritej vendi ka hyrë në një paqëndrueshmëri, e cila do të vijojë dhe në ditët e ardhshme. Për pasojë në vend do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut të cilat do të marrin hera herës impulse në formën e shtrëngatave, rrebeshit me rrufe.

Era do të vijojë e vrullshme duke sjellë dhe det të trazuar”, njofton Shërbimi Meteorologjik.

 

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146