Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu tregoi arsyet pse qeveria ka vendosur të shtrenjtojë edhe më shumë çmimin e naftës përmes një projektligji. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh i sigurt se Gjykata Kushtetuese në momentin që do të bëhet funksionale do e rrëzojë taksën.
“Paaftësia për të ulur evazionin fiskal, pamundësia e bizneseve për të paguar tatimet dhe taksat, administrata e korruptuar tatimore bën që qeveria të propozojë një rritje të re takse mbi naftën. Edhe pse qeveria e quan tarifë ajo është një taksë direkte, pasi qytetarëve nuk ju ofrohet asnjë shërbim shtesë, duke anashkaluar parlamentin si organi i vetëm që mund të ulë tatimet dhe taksat. Ashtu si ligji i tatimeve mbi dividentin projektligji i Ministrisë së Energjisë për rezervën e karburanteve do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Spahiu.
“Qeveria i thotë taksës tarifë sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese që ta pengojë atë. Ndaj qytetarëve ju ka mbetur vetëm një gjë. Ta paguajnë atë si një grabitje të re çdo ditë nga xhepat e tyre. Edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër atë të atë të taksimit direkt mbi tatimin për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet”, tha ish-deputeti i LSI-së.
Së fundmi ëhstë zbuluar një propozim I qeverisë për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës në Shqipëri.