INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve

Publikuar më: 13:15 03-03-2017

Vazhdon rritja e kostove te ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe pagesave per apartamente.

Sipas Instat kjo rritje është e dyta për këtë tremujor me vleren e 0.4%.

Sipas Bankës së Shqipëris rritja e cmimit te apartamenteve ka ardhur edhe për shkak të rrijtes së kërkesës për blerjen e tyre.

Ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,4 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,03 %. Grupi “Shpenzime materiale”, ka patur rritjen më të madhe me 2,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasuar nga grupet “Shpenzime të tjera” me 1,9 % dhe “Shpenzime për paga” me 1,2 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”Shpenzime transporti” me 2,5 %, pasuar nga grupi “Shpenzime për energji” me 0,4 %.

Në tremujorin e katërt 2016 ndryshimi i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,2 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime transporti” me 0,7 %.

Article Logic
Execution time: 0.0020978450775146