INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtresat e pambojtura të

Shtresat e pambojtura të "braktisuara" nga buxheti, fonde 3 herë më pak se vendet e BE

Publikuar më: 08:57 14-12-2018

Familjet që nevojë për ndihmë ekonomike, pagesat për paaftësinë, shpenzimet për papunësinë dhe fonde të cilat shkojnë për mbojtjen sociale janë disa herë më të ulëta në Shqipëri krahasuar me vendet e BE. 

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ndërsa shpenzimet e vendeve të Bashkimit Europianë për mbrojtjen sociale janë 28.2% e PBB-së, edhe pse midis tyre ka diferenca. 

Vendi me politika më sociale I Europës është Franca, ku sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet qeveritare për mbrojtjen sociale janë sa 34.3% e PBB-së.

Në përgjithësi vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore janë më sociale dhe shpenzojnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian për mbrojtjen sociale mbi mesataren. Pas Francës, shpenzimet më të larta i ka Finlanda me 32% të PBB-së, Danimarka 31.6%, Austria me 30.3%. Mbi mesataren e BE-së janë edhe shpenzimet në Gjermani, Holandë, Suedi, Itali dhe Belgjikë.

Shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen sociale i kanë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian peshën më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen sociale e ka Rumania, me rreth 15% të PBB-së.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262