INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtrohet në spital fëmija i Klodi Lesit: Babi është sjellë mirë me mua!

Shtrohet në spital fëmija i Klodi Lesit: Babi është sjellë mirë me mua!

Publikuar më: 13:01 25-01-2016

Pas 18 ditësh në arrati së bashku me të atin, 4 vjeçari, F. Lesi pas arrestimit të Klodi Lesit është shtruar në spital. Ai nuk ka rrezik për jetën por duke qënë se ka fjetur në një kasolle pa kushtet e nevojshme për ditë të tilla dimëri, i vogli ka patur dehidratim. Banorët e fshatit Ormilia, që po i qendrojnë pranë familjes së të ndjerës Lela Mavromatis, thanë se i mituri u kishte treguar se i ati ishte sjellë mirë me të dhe nuk e kishte lënduar.
Ndërsa sot Klodi Lesi është dërguar në prokurori, ku është marrë në pyetje.
Klodi Lesi iu la 48 orë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij kur të dalë para Gjykatës për të dhënë shpjegime për vrasjen tragjike të ish-gruas së tij greke më 6 Janar 2016. Mbi të rëndon akuza për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe ajo e ekspozimit të të miturve në rrezik, për shkak se gjatë gjithë kohës që ishte në arrati, kishte marrë me vete edhe djalin e tij 4-vjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.012259960174561