INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtubina largohet nga Vllaznia : Ishalla blejnë Messin në vendin tim

Shtubina largohet nga Vllaznia : Ishalla blejnë Messin në vendin tim

Publikuar më: 09:15 25-07-2017

Vllaznia pa koordinata humbet edhe kapitenin.- “Nga ky moment jam lojtar i lirë, shpresoj që Vllaznia të blejë Messin në vendin tim, s’kam cfarë flas më“. -Me këtë postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku nuk mungojnë edhe notat e ironisë, Ndricim Shtubina ka ndarë rrugët me ekipin e qytetit dhe zemrës së tij , Vllazninë. Në kontratën që e kishte me klubin shkodran që përfundonte këtë verë, Shtubina kishte opsionin e rinovimit edhe për vitin pasardhës. Shtubina i kishte paraqitur kërkesat e tij klubit, ku sipas tij nuk bënte pjesë një rritje e pagës por disa kushte të vogla që ka preferuar të mos ti bëjë pubolike dhe në mungesë të një përgjigje nuk është stërvitur me skuadrën javën e kaluar. Paraditen e së hënës futbollisti ka patur një takim me drejtues të klubit ku sërish ka munguar një përgjigje pozitive duke u detyruar në këtë mënyrë të deklarohet publikisht një futbollist i lirë, duke qenë se edhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.

Padyshim një vendim aspak i lehtë ky për Shtubinën një produkt i shkollës së Vllaznisë ku është rritur futbollistikisht dhe simbol i skuadrës kuqeblu. Me ekipet e moshave të Vllaznisë që nga viti 2000 deri në 2006-ën, Shtubina është aktivizuar në skuadrën e parë në sezonet 2006-2011 dhe më pas nga 2012 deri më sot me Vllazninë ku numëron mbi 230 ndeshje si profesionist. Sezonin e kaluar me 34 ndeshje të luajtura për një total prej 2800 minutash duke shënuar dhe 6 gola, Shtubina luajti në disa role për Vllazninë, duke u tërhequr edhe në mbrojtje, dicka e rrallë për një numër 10. Pak vite më parë, në verën e 2015-ës kur Vllaznia ishte në vështirësi serioze financiare duke pësuar një eksod të vërtetë lojtarësh Shtubina ishte ndër të paktët titullarë që i qëndruan besnikë klubit duke marrë dhe shiritin e kapitenit, gjatë këtyre viteve të fundit gjithashtu ka qenë i pari futbollist që ka rinovuar kontratën duke dhënë një sinjal edhe për pjesën tjetër të skuadrës. Këtë verë dicka e tillë nuk ka ndodhur, padyshim një shenjë jo e mirë kjo për ujërat në të cilat noton Vllaznia.

Article Logic
Execution time: 0.0022978782653809