INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhen negociatat me BE-në, Meta vitin tjetër provimi do jetë dhe më i vështirë

Shtyhen negociatat me BE-në, Meta vitin tjetër provimi do jetë dhe më i vështirë

Publikuar më: 11:50 27-06-2018

Negociatat midis vendit tonë dhe BE-së janë shtyrë për në qershor të vitit të ardhshëm.

Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i presidenti të Shqipërisë Ilir Meta.

Meta thekson se vitin tjetër provimi do jetë edhe më i vështirë për Shqipërinë.

"Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim", shprehet Meta

Postimi i Plotë

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.

Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559