INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhet gjyqi për Shullazin. Shkak gjykata e ngarkuar me çështje…

Shtyhet gjyqi për Shullazin. Shkak gjykata e ngarkuar me çështje…

Publikuar më: 11:09 19-04-2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë dhënien e masës së sigurisë për Emiliano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.  Shkak është bërë numri i lartë i proçeseve gjyqësore. Të paktën këtë arsye ka deklaruar, gjykatësi Idriz Mulkurti, i cili tha se seanca do të mbahet ditën e mërkurë.
Edhe pse avokati i tyre ka thënë se nuk ka prova që i përfshijnë klientët e tij në kryerjen e veprave penale, Prokuroria ka kërkuar “burg pa afat” për 3 të akuzuarit. Fillimisht u mendua se prokuroria kërkoi arrestimin e tyre për kërcënimin kundrejt një prej kandidatëve për rektor të Universitetit të Tiranës, Konit, por më pas dolën dhe akuza të tjera. Siç ishte rasti i gjobëvënies së biznesmenit, Arjan Zika. E në fakt për këtë çështje avokati i Shullazit është shprehur në polici se nuk ka një dëshmi të personit të dëmtuar, por vetëm të babait të tij. Gjithashtu akuzat kanë vijuar dhe për hotel Vollgën në Durrës, që rezulton në pronësi të Emilano Shullazit. Por edhe për këtë rast avokati i tij tha se nuk ka asnjë person, që të pretendojë se i është bërë presion për gjobë e më pas Shullazi të ketë përfituar hotelin, por atij i është dhuruar.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043