INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhet komisioni hetimor për Tahirin. PD reagon ashpër

Shtyhet komisioni hetimor për Tahirin. PD reagon ashpër

Publikuar më: 16:17 19-02-2018

Shumica ka shtyrë ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Tahiri. pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëve mazhoranca argumentoi vendimin e saj me futjen në ligjshmëri të kërkesës së opozitës.
Taulant Balla:
“Kërkesa e tyre në vendim ka 3 komisione Hetimore, jo 1. Dëshira jonë që të përmblidhen në 1. Brenda dy javëve ta sjellim në binarët kushtetuese.”
Kjo ka nxitur reagimin e fortë të opozitës. Numri dy i demokratëve Edi Paloka e sheh këtë qëndrim të shumicë si një tjetër tentativë për të zvarritur zbardhjen e implikimit të ish ministrit në trafikimin e lëndëve narkotike.
Edi Paloka:
“Ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk pengohet hetimi parlamentar edhe kur ka një hetim nga Prokuroria. Mbledhja sot përsëritje e çdo here që opozita kërkon komisioni hetimor. Ata kërkojnë që të ndryshojmë objektin e hetimit. Rregullorja ua jep kohën deri në dy javë”.
Ndërkohë çështja Tahiri është në proces hetimi edhe nga organet e drejtësisë, por kjo sipas demokratëve nuk e pengon parlamentin të kryejë një hetim administrativ për këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812