Gripi dhe i ftohti i madh pritet të shtyjnë pezullimin e mësimit edhe për një javë tjetër. Ky vendim do të zbatohet për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet. Një ditë më pare ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se po shqyrtohet mundësia që shkollat e kopshtet të qëndrojnë edhe një javë tjetër të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga epidemia e gripit dhe i ftohti i acartë që ka goditur vendin.
Mirëpo Rektori i Universitetit të Mjekësisë, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, se universiteti që drejton ka bërë kërkesën për shtyrjen e pezullimit të mësimit për një javë. Ai është shprehur se vendimi do të merret nesër, ditën e shtunë.