INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhet seanca për Shukri Xhelilin e videoseksit!

Shtyhet seanca për Shukri Xhelilin e videoseksit!

Publikuar më: 12:09 12-07-2016

Pas videoskandalit ku ish – kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune, dhe arrestimit ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese rikthimin në detyrë. Po kjo e fundit e shtyu vendimin për ankesën e tij, me pretendimin e nevojës së administrimit të videos dhe provave. Seanca e ardhëshme do të mbahet në 19 korrik.
Avokati i Xhelilit, Ferdinant Ndoja e ka cilësuar të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra edhe pse faktet në video janë kokëforta.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Artur Metani deklaroi se Xhelili shkeli ligjin dhe cënoi rëndë besimin e qytetarëve. Sipas Metanit, shkarkimi nga detyra nuk është në shkelje të ligjit, pasi në video Shukri Xhelili kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të punës në institucionin që drejtonte.
Video-skandali i bërë publik pak muaj më parë ka çuar në pranga ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. 56-vjeçari, i cili u denoncua nga 20-vjeçarja A.A. për ngacmim seksual.
Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej 20-vjeçares.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768