INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Shtyni afatin e regjistrimit”. Kërkesa e PS dhe LSI për KQZ-në [VIDEO]

Publikuar më: 17:37 19-04-2017

Kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gramoz Ruci dhe Luan Rama, kanë depozituar një letër pranë KQZ-së, ku kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në letrën drejtuar KQZ thuhet se “Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin”.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar ne facebook kërkesën e koalicionit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
“Kërkesa KQZsë është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund”-shkruan kreu i qeverisë.
Ndërkohë kanë ardhur dhe ragimet e para të deputetëve të Partisë Demokratike. Deputeti Oerd Bylykbashi, e cilëson kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen e afateve për regjistrimin e partive dhe koalicioneve si nonsens juridik.
“Cfarë gallate idioteske”. Eshtë afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush! Pas 10 vjetësh duke përmirësuar Kodin me konsensus, e ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet, del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota”- shkruan ndër të tjera Bylykbashi.
Oerd Bylykbashi, ka prej disa kohësh edhe rolin e negociatorit të opozitës për përgatitjen e një tryeze të mundshme dialogu mes opozitës dhe mazhorancës.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994