Europiani 2016 nuk kishte fitues vetëm Portugalinë, që triumfoi në finale me Francën, por kishte edhe disa fitues të tjerë. Sipas shtypit irlandez, konkretisht gazetës “The Irish Times”, një ndër fituesit e këtij turneu ishte edhe Shqipëria.
“Shqipëria kishte bërë përpjekje për të marrë pjesë në Europian dhe ia arriti qëllimit, duke marrë një fitore shumë të veçantë në këtë kompeticion të madh. Rruga deri këtu ishte e gjatë dhe me peripeci, nëse kemi parasysh çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren për ndeshjen me Serbinë, e ndërprerë për shkak të dhunës. Apeli i Shqipërisë rezultoi i suksesshëm. Pas humbjeve të pamerituara me Zvicrën dhe Francën në grup, ku Shqipëria luajti mirë, gjithë përpjekjet u finalizuan nga ai gol i Armando Sadikut, i cili mposhti Rumaninë dhe ndezi skenat e një gëzimi të shfrenuar. Kjo tregon se futbolli prodhon disa momente të paharrueshme. Një sukses i jashtëzakonshëm ishte pjesëmarrja në Euro 2016 e trajnerit Giovanni De Biasi iu dha më parë nënshtetësia shqiptare. Një arritje historike në futbollin europian për Shqipërinë, që tani mund të konkurrojë fort, me “armë” më të mëdha”, – shkruan kjo gazetë.
Katër skuadrat e tjera të vlerësuara, përveç Shqipërisë, ishin Portugalia padyshim, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.newsbomb.al