INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtypi serb reagon pas incidentit diplomatik: “Maqedonia ka përgjuar edhe Vuçiçin”

Shtypi serb reagon pas incidentit diplomatik: “Maqedonia ka përgjuar edhe Vuçiçin”

Publikuar më: 13:53 22-08-2017

Gazetat serbe kanë publikuar informacione jozyrtare për incidentin diplomatik të inicuar nga Serbia, pas vendimit të saj për të tërhequr personelin e ambasadës së saj në Shkup.  Ato shkruajnë se diplomatët serbë janë përndjekur në mënyrë të fshehur e se edhe kreun e shtetit, Aleksandër Vuçiç. Sipas burimeve jozyrtare thuhet se janë përdorur metoda për t’i frikësuar ata. E përditshmja Blic duke ju referuar këtyre burimeve shkruan se presioni ka qenë me pëlqimin e ndërkombëtarëve. Gazeta proqeveritare Informer është hapur me titullin,  “Skandal: Maqedonasit kanë përgjuar edhe Vuçiçin”. Gazeta Veçernji Novosti shkruan ”Maqedonasit e kanë përgjuar edhe kreun serb”. Një tjetër media “Telegrafi” e hap me titullin  ”Zaev i shpall luftë Serbisë” ndërsa B92 thotë se ”Zaev e ka ndërruar qëndrimin, para 3 muajve ka qenë ”neutral” ndaj Kosovës”.  Presidenti Aleksandër Vuçiç bëri të ditur një ditë më parë se vendimi për të tërhequr stafin diplomatik ka ardhur është për shkak të ndikimit të jashtëzakonshëm që ka pasur shërbimi i zbulimit maqedonas në drejtim të Serbisë. Ndërkohë shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic dje theksoi se mund të ndryshojë qëndrimin lidhur me emrin kushtetues të Maqedonisë, nëse Shkupi zyrtar do të mdryshojë qëndrimin e përmbajtur që ka për hyrjen e Kosovës në UNESKO.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053