INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyrja e orarit të votimit. Plas “gallata” në rrjetet sociale

Shtyrja e orarit të votimit. Plas “gallata” në rrjetet sociale

Publikuar më: 19:40 25-06-2017

Shtyrja e orarit të votimit me 1 orë, nga 19:00 që ishte parashikuar në orën 20:00 është shoqëruar me reagime e batuta në rrjetet sociale. Talljet dhe ironit kanë vërshuar në internet, nga shprehje të tipit “kam frikë se do i mbushin vetë kutitë që të mos tregojnë të vërtetën”, “dikujt i ka ngelë dopio gjashta në dorë!” e deri te “80% e popullit do jetë në opozitë”, apo “panik nga refuzimi". Më poshtë kemi renditur disa nga statuset me pikante që pushtuan rrjetet sociale. 

Besjan Pesha
Kam frikë se do i mbushin vetë kutitë që të mos tregojnë të vërtetën. Por e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Kjo klasë politike është refuzuar në masë. Shtyjini sa të doni oraret. JENI TE REFUZUAR!!!
Ilir Kadia
Shtyhet me një orë votimi! Dikujt i ka ngelë dopio gjashta në dorë!
Epo kjo punë?! Qeveria i kërkon derë më derë e çavi telefonat ata lozin domino e çllodhen në shesh!
Kreshnik Osmani
Arsyeja zyrtare e shtyrjes se zgjedhjeve:
Duke qene se Hallva e Baromit tretet me vështirësi kur shkojnë temperaturat 39 grade, KQZ shkel Kushtetutën dhe vlerëson të domosdoshme dhe të arsyeshme shtyrjen e orarit të votimit me një orë. Partitë e mëdha u sygjerojnë shqiptarëve që herën tjetër të bëjnë hasude me vjom pate që rrëshket nëpër ezofag nga fyti në stomak si të ishte kalldrom xheneti.
Mortja që nuk ju ha. Populli ju refuzoi. Pranoni humbjen dhe heshtni, karagjozë!
Anisa Kushta
Shtyjeni deri pas Krishtlindjeve afatin e votimit se ndaj s'kanë votuar njerëzit, po presin Krishtlindjen, jo pazaret, jo zbukurimet e pemës...
Klodian Tomorri
Kush e dëgjon Koco tani
Edvin Kulluri
Pse nuk i shtyjnë deri nesër zgjedhjet?! E çfarë të keqe ka?! Njerëzit bojkotojnë, orari shtyhet!!!
Gent Karapata
Zgjedhjet e sotme janë si zgjedhjet e 1991 ku megjithëse fitoi Partia e Punës (pra kishte një fitues ligjor), ajo ishte totalisht e delegjetimuar!
Genti Kruja
KQZ: Ora 16.00 as 36 % pjesëmarrje në votime. Deri në mbyllje nëse shkon te 40 %, i bie që votat e gjysmës pra 20 % e popullit do të na imponojë qeverinë.
Kështu që 80 % e popullit do jetë në opozitë.
Rroftë "demokracia".
Renis Cerga
Shtyrja e jashtëligjshme e orës se mbylljes së qendrave të votimit tregon vetëm panik nga refuzimi masiv i klasës politike aktuale nga votuesit! Mund të ketë dhe surpriza brenda kutive. Jam kurioz të shoh numrin e votave të pavlefshme, ose për parti që hyjnë për herë të parë në zgjedhje!

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762