INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, reagon edhe ambasada amerikane

Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, reagon edhe ambasada amerikane

Publikuar më: 18:11 05-05-2017

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, për tërheqjen e kandidatit për kryetar Bashkie në Kavajë. Në reagimin e saj, Ambasada e SHBA shprehet se mbështet thirrjen e Ramës që i hap rrugë dialogut me opoziën, ndërsa i bën thirrje të gjitha partive që të mos nxisin dhunë.

Deklarata:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë me qëllim që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut. Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar.

Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanërisht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939