INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyrja e zgjedhjeve, Petrit Vasili i kthehet kryeministrit Rama: Klloçkë, të bëfshin mirë vezët…[FOTO]

Shtyrja e zgjedhjeve, Petrit Vasili i kthehet kryeministrit Rama: Klloçkë, të bëfshin mirë vezët…[FOTO]

Publikuar më: 16:04 27-06-2019

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve vendore. Në një deklaratë për mediat, Presidenti deklaroi se zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor.

Meta deklaroi se kjo datë zgjedhjesh garanton proces gjithëpërfshirës dhe garanton që vendi të mos ndëshkohet në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Pas këtij vendimi të Metës, ka reguar menjëherë Rama duke e quajtur absolutisht të pavlefshëm dhe u shpreh se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë. Por një reagim tjetër ka ardhur nga Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së!

"Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë."-shkruan Vasili në rrjetet sociale.

ciceri.png

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613