INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shuhet “desidenti” Kasëm Terbeshina! Biblioteka Kombëtare hap ekspozitë...

Shuhet “desidenti” Kasëm Terbeshina! Biblioteka Kombëtare hap ekspozitë...

Publikuar më: 15:52 07-11-2017

Në moshën 91-vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina. Prej vitesh ai jetonte në Ankara të Turqisë në shtëpinë e vajzës së tij po la amanet, që trupi i tij të varosej në Shqipëri. Atë e sollë pa bujë mbase kjo ishte dëshira e tij e fundit dhe u preh në dheun shqiptar sot paradite. Terbeshina në kohën e monizmit ishte thuajse i panjohur, pasi sistemi komunist e burgosi për qëndrimet e emancipuara.

Biografia:
Kasem Trebeshina ka lindur në Berat me 8 gusht 1926. Studimet i ka kryer në Shkollën Normale të Elbasanit dhe i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që drejtohej nga Koci Xoxe. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski" të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe "Një përkthim pa emër", të Garsia Lorkës.
Vepra e Kasëm Trebeshina u bë e njohur në demokraci. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Edhe letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953 që u botua pas rënies së komunizmit, denonconte vendosjen e pushtetit në një dorë të vetme.

Article Logic
Execution time: 0.003673791885376