23-vjeçarja August Ames konsiderohej si një prej yjeve të filmave pornografikë.
Sipas britanikes “The Sun”, August është gjendur e pajetë disa orë pasi ka zhvilluar me fansat një debat në rrjetet sociale ku kta të fundit e kanë quajtur “Homofobike”.
August Ames ka marrë pjesë në 270 role në filma erotikë.
Fansat e kanë akuzuar se ka marrë pjesë në një skenë filmike me 2 aktorë meshkujt të cilët kanë kryer skena gay më përpara duke e bombarduar me akuza të shumta.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së saj, por miqtë më të afërm të aktorës kanë konfirmuar se 23-vjeçarja vuante nga depresioni dhe ngacmimet shkatërruese në rrjetet sociale supozohet se mund të kenë peshën e tyre.
Më poshtë ju paraqesim gjithashtu debatet dhe statuse që ka patur aktorja me komentuesit.