Janë shuar ditën e sotme flakët në pyllin e Semanit, pas dy ditëve aksion.
Forcat zjarrëfikse lajmërojnë se zjarri ka dëmtuar 20 hektar me shkurre dhe pisha.
Në aksion për fikjen e flakëve morën pjesë 4 zjarrfikëse, ushtria dhe një helikopter i Forcave të Armatosura. Zjarri ra në zonën e pyllit të Semanit, por fatmirësisht nuk arriti në zonën e kurorës me pisha.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë pakujdesia e disa turistëve.