INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shukri Xhelili refuzon Edi Ramën, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mandatin

Shukri Xhelili refuzon Edi Ramën, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mandatin

Publikuar më: 14:46 25-05-2016

Menjëherë pasi u publikua videoskandali ku ish kryebashkiaku i Dibrës kërkonte favore seksuale një 21 vjeçareje në këmbim të një vendi pune, Shukri Xhelili është shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Edi Rama. Por ku kanë kaluar thuajse dy javë nga kjo ngjarje, Shukri Xhelili nuk ka mundur ta pranojë shkarkimin e tij nga detyra, ndaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Me anë të një kërkese, Shukri Xhelili i kërkon kushtetueses të shprehet lidhur mbi mandatin e tij. Në këtë mënyrë Shukri Xhelili del hapur kundër Kryeministrit Rama, dhe kërkon që të vijojë të drejtojë bashkinë e Dibrës, edhe pasi u përfshi një një videoskandal seksual me një vajzë të re.
Kjo kërkesë ka bllokuar procesin e zgjedhjeve të reja në bashkinë e Dibrës, pasi deri në momentin që të shprehet Gjykata Kushtetuese, nuk mund të mbahen zgjedhje të pjesshme për këtë zonë zgjedhore.
Ndërkohë Xhelili është ndaluar nga Krimet e Rënda, ndërsa i është dhënë dhe masa e arrestit, duke e lënë në burg ish kryebashkiakun e Dibrës.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828