INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shukri Xhelili tenton ti japë fund jetës. Ja çfarë po ndodh me 20 vjeçaren…

Shukri Xhelili tenton ti japë fund jetës. Ja çfarë po ndodh me 20 vjeçaren…

Publikuar më: 09:48 20-05-2016

Shukri Xhelili nuk e ka përballuar publikimin e videoskandalit, ku shfaqej me 20 vjeçaren duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Në dëshminë e dhënë përpara oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit, Shukri Xhelili ka pranuar se ka tentuar ti japë fund jetës. Ish - kryebashkiaku mësohet se ka tentuar të mbytet në rezervuarin e Dibrës.
Por kush ka mundur që ta ndalojë Shukri Xhelilin për ti dhënë fund jetës? Ish-kryebashkiaku iu ka treguar oficerëve të policisë se ka qënë pikërisht bashkëshortja e tij që e ka ndaluar këtë gjë.
“Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”.
Ndërkohë mësohet se 56-vjeçari ndodhet në gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë është caktuar që në dhomat e paraburgimit të qëndrojë i vetëm. Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar dhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush përveç familjarëve.
Por dhe 20 vjeçarja është në gjendje të rënduar psikologjike. Për këtë arësye mësohet se 20 vjeçares Anisa A. i është dhënë asistencë ligjore dhe psikologjike nga Prokuroria e Përgjithshme. Ditët e fundit ajo është ftuar në Zyrën e Mbrojtjes së Viktimave të Abuzimit Seksual, të krijuar së fundmi në Prokurorinë e Përgjithshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947