INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shullazi akuzohet për 6 vepra penale

Shullazi akuzohet për 6 vepra penale

Publikuar më: 15:51 19-04-2016

Në ditën kur pritej masa e arrestit për Emiljano Shullazin, zbulohen të tjera akuza ndaj tij. Burime pranë organit të akuzës bëjnë të ditur se Emiljano Shullazi do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda si i dyshuar për 6 vepra penale, më e rënda pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

Prokuroria thotë se ka të dhëna se Shullazi bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar kanë kërcënuar për t’ju marrë pasurinë 4 biznesmenëve të njohur. Po sipas prokurorisë, të tre të ndaluarit po bëjnë përpjekje të provatizojnë parkun sportiv në Durrës. Përmes kanosjes dhe dhunës fizike, sipas organit të akuzës, të dyshuarit kanë regjistruar ish-hotel Vollgën, e meqenëse prona në fjalë kishte probleme me dokumentacionin, dyshohet se është ushtruar dhunë edhe ndaj kryeregjistruesit të Durresit dhe dy punonjësve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës e Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0038812160491943