INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shullazi dhe Xhihadistët në Gjykatë, blindohen Krimet e Rënda

Shullazi dhe Xhihadistët në Gjykatë, blindohen Krimet e Rënda

Publikuar më: 09:07 19-04-2016

Dy procese shumë të rëndësishme mbahen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Masa e Sigurisë për Emiljano Shullazin si dhe seanca e dytë e mbrojtjes së xhihadistëve  janë dy proçese të bujshme, të cilat kanë detyruar të merren masa të rrepta.

Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar me masa të rrepta sigurie që në orët e para të ditës së marte.

Gjykata do të tërhiqet për të shpallur vendimin për 9 imamëve, temë kjo shumë delikate. Ndërkohë xhihadistë janë në fazën e konluzioneve të mbrojtjes pasi prokuroria ka kërkuar 152 vite burg. Për rrezikshmëri e seancës në procesin ndaj xhihadistëve ka paralajmëruar pak ditë më parë dhe Ambasada Amerikane, e cila i kërkoi shtetasve të saj të shmangin lëvizjet rreth kësaj gjykate.

Mësohet se ambjentet e Gjykatës po kontrollen me qen antieksploziv, ndërsa ka forca të shtuara policore.

Reparti “Shqiponja” do të jetë në gatishmëri deri në përfundim të dy proceseve gjyqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0041708946228027