INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shullazi “ndez” parlamentin

Shullazi “ndez” parlamentin

Publikuar më: 12:34 21-04-2016

Emiljano Shullazi ka marrë vëmendjen kryesore në seancën plenare dhe ka ndezur debata të forta që u shoqëruan dhe me akuza të ndërsjellat mes të majtëve dhe të djathtëve. Nga opozita i pari që doli të flasë ishte Shefi i Departamentit për Arsimin, Luçiano Boçi, i cili tha se zgjedhjet u tronditen nga politika e veshur me krim, duke bërë një krahsaim mes Republikës së Letrave me atë të Rrugës.
Ai shtoi se zgjedhjet u shkelën, u dhunuan, u tronditën nga politika e veshur me krim dhe nga krimi që kërkoi të vishte tunikën e akademikut.
“Republika e dijes në analogji me atë të letrave u kërcënua nga Republika e Rrugës dhe i'u kërkua t'i imponoheshin me zor."  - tha Boçi.

Boçi akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin duke deklaruar se ishte Rama që e çoi Shullazin tek Mynyr Koni dhe vetë ai e ka krijuar atë si personazh.

"Shumë kolegë në këtë sallë, do thonin, që ishte Rama vetë ai që e çoi Konin vetë tek Shullazi, më lejoni të bëj një paralelizëm të thjeshtë. Kur Tolstoin e pyetën me indinjatë duke akuzuar pse Ana Kareninën e çoi në rrotat e trenit, ai tha ajo shkoi vetë. Unë thjesht e krijova dhe e mbështeta. Ndjesë se s'mund të krahasohet Rama me Tolstoin. Rama i krijon personazhet e tij për të grabitur vlera njerëzore. Nëse do e pyesja Ramën për personazhin e tij real, do thoshte ka ikur vetë. Gjithsesi prej nesh e di mirë se ky është i krijuar nga ky kryeministër, ai e mbështeti e frymëzoi dhe  bëri atë që të kapërcej portën e rëndë të universitetit," deklaroi Boçi.
Më tej fjalën  e mori kreu i grupit të PD, Paloka që ashpërsoi dhe më shumë gjuhën, kur tha se Shullazi është futur pa dijeninë e Ramës në burg.

"Nuk habitem nga habia e Ruçit, por e vetmja habi këtu është që ky vend po shkon drejt rrënimit moral e politik, por ka arritur deri në atë pikë sa krimi i Shullazëve të kërcënojë universitetin dhe Ruçit i duket habi pse kjo çështje ngrihet në parlament. Kjo është absurde. Ne përfaqësojmë interesat e qytetarëve. Shefi juaj i vërtetë është futur pa dijeninë e shefit tuaj të zgjedhur me referendum në burg. Urojmë që shqetësimi juaj të mos jetë si ai i Ramës dhe i Tahirit që për 3 ditë nuk dinin ku të shkonin se u kishin kapur shefin. “ iu tha të majtëve Paloka.

Paloka ka sfiduar Ramën duke i thënë  se për të zbuluar se kush gënjen nga të dy për lidhjet me krimin të publikohen bisedat telefonike të Emiljano Shullazit të përgjuara nga Prokuroria dhe të dalin emrat se kush ka komunikuar me Shullazin.

Pjesë nga fjala e Palokës:

“Historia e fundit me Shullazin ka evidentuar edhe njëherë dy nga makthet e Edi Ramës. Prandaj i ka bërë gjithë këto numra deri tani se trembet se si Shullazi mund të përfundojë dhe vetë. U kap Shullazi, 3 ditë memec. Nuk fliste njeri aq sa u bë lajm dje se Ministri i Brendshëm i përmendi emrin. Uroj që Prokuroria ta vazhdojë kështu si e ka nisur me mbështetjen e atyre që  e kanë nxitur dhe sigurisht me mbështetjen e opozitës. Ti hapin ato tabulate, ti shohin me kë ka biseduar ky zotëria dhe pastaj të shohim a jam unë shpifësi kur kam folur për lidhjet tuaja dhe pastaj ta shohim kush ka shpifur”. tha Edi Paloka.

Pas këtyre deklaratave të forta nuk nguroi të dilte në foltoren, Kryeministri Rama, duke e quajtur Palokën si shpifës të dënuar nga Gjykata e i ka kujtuar se vetë ai e ka çuar Palokën në gjyq e i ka thënë provo një akuzë të vetme.
“Në gjyq si pulë. Kjo është çështje politike nuk kam asnjë lidhje. Jam përfaqësues i një partie kam parti. Bindja e partisë është provë kështu thoshte në Gjykatë, Paloka. Ai është dënuar si shpifës nga Gjykata”-tha Rama.
Kjo është hera e parë që Rama ka folur për Shullazin dhe nuk e ka lënë me kaq, por ka vijuar përgjigjen. Ai shtoi se PD po përpiqet të bashkojë çdo hero të krimit me Partinë Socilialiste dhe qeverinë kur e vërteta është ndryshe, atë e ndaloi policia.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Nuk e kuptoj me çfarë lloj kurajo kërkojnë të bashkëngjisin me ne këtë lloj llumi. Si ka mundësi që nuk latë hero të botës krimit pa e bërë hero të politikës tuaj. Flisni këtu sikur e arrestuat ju. Kush e ka arrestuar? Në fakt e vërteta edhe sikur të ishte kështu përsëri nuk do të ishte kundër asaj që po them unë. Në këtë rast e vërteta është më ndryshe ndalimi është bërë nga policia e cila ka filluar proçedurën pa patur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicie e paprovuar dhe ka kërkuar nga prokuroria për arrestim autorizim dhe e ka marrë pas mesnate kur personazhi ka qënë në qeli. Ju jeni viktimat e parë, të atij që ju ka drejtuar 25 vite në një parim të strukturuar nga një personazh si Hitleri.”
Për kreun e maxhorancës, arrestimi i Emiljano Shullazit është sebepi, që opozita të mos votojë reformën në drejtësi.

"Mua më bëhet qejfi që për herë të parë juve jeni vënë në mbështetje të prokurorisë, po është e njëjta që ka kërkuar burg për Xhelal Mziun. Si mund t'i thoni shqiptarëve e duam reformën, por nuk ulemi ta bëjmë sepse kemi ca probleme të tjera. Ne në tavolinë jemi, ju s'jeni. Juve shyqyr që ju doli Shullazi, që të gjeni sebepin tjetër edhe prapë të shtyni reformën. Çdo gjë për ju është sebep për ta shtyrë reformën. Byronë e hetimit e kemi ne në program. FBI e kemi sjellë ne në Shqipëri”. tha Rama.

Rama tha se është ndeshur me Emiljano Shullazin, në zgjedhjet e 2007 dhe në 2009 kur ai dhunoni takimin elektorale të PS tek njësia vendore numër 7. Kryeministri shtoi se për këtë rast  është dëshmitare Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. “Po të doni pyesni dhe një Erzen Erzen, që e keni pasur ju drejtor policie. Jo lumin, po drejtorin” iu drejtua Edi Rama të djathtëve.

Më tej kryeministri shtoi se opozita do ta votojë reformën, sepse e ka frikë atë. Rama  e mbylli ligjëratën me këtë bautë: Ju hani një përshesh që as nuk e gatuani dhe as nuk keni mundësi ta refuzoni.
Në debat është përfshirë dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke i drejtua Ramës dhe disa pyetje.

Ajo i tha kryeministrit se askush nuk e beson kur thotë se s’ka lidhje me Shullazin.
“Por, nëse ish-kryeministri i vendit nuk do të ishte në konferencë shtypi menjëherë, pasi ka marrë vesh kërcënimin e frikshëm të bërë nga Shullazi, a do të ishte përsëri ai në kërcënim e sipër? Nëse z.Berisha nuk do të bënte betejën kundër krimit, a do të ishin deputetët e zgjedhur nga dora jote, me pranga?” tha Topalli.
Më pas edhe pse kryeministri Rama u largua nga salla, doli ish-kryeminisitri Berisha, i cili vijoi akuzat e drejtpërdrejta për Ramën. Ai e bëri atë përgjegjës dhe bashkëpunëtorë me Shullazin dhe e cilësoi parlamentin si strofull krimi. Berisha shtoi se Shullazit prej tre vitesh i është dhënë imunitet absolut nga Rama dhe Tahiri dhe është nënkryetari defakto i qeverisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Shullazi është arrestuar katër herë, meqënëse përmendet kohën e qeverisë time. Në një kohë kur ishte me Dritan Dajtin, me të cilin mbaje lidhje të ngushta dhe që na vrau katër oficerë policie. Ndërsa Emili yt është arrestuar 4 herë prej tre vitesh i është dhënë imunitet absolut. Ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme, Policinë e Tiranës dhe ka vendosur në terror qytetin tonë port të Durrësit. Të gjitha këto për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Edvin Shullazin dhe Saje Qorrin.”

Berisha tregoi vëmendje dhe për mungesën e Ramës në sallë dhe vijoi me një batutën: “S'të lëshojnë as nervat… s’të mbajnë as nervat…ikën. Largohet kryeminisitri. Megjithatë unë flas për ju qyetetarë, jo për këta.”
Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeminisitri, Berisha u ka thënë shqiptarëve se me këtë qeveri nuk ka as siguri fizike dhe iu kërkoi të mbrohen vetë.

Edhe Ristani nuk ka kursyer zhargonin kundrejt Ramës. Ai e ka kthyer totalisht në personale duke  i kujtuar Ramës se si sillej në vitet 1990 e që sipas tij “pëlliste” në rrugën e Kavajës si gomar për një qofte pa lekë’. Kjo situatë bëri që të reagonte dhe nënkryetaria e kuvendit, Leskaj.

Ja debati:

Ristani: Nuk doja që ta nisja që nga vitet ’90. Atëherë pëlliste si gomar për një qofte pa lekë në Rrugën e Kavajës. Po, po. Me Tit Gjanin.
Leskaj: Ju lutem respektoni etikën, ose do mbledh Byronë!
Ristani: Unë etik jam.

Ndërsa Ben Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Berishës duke e kritikuar për për thirrjen e tij, që shqiptarët të rrëmbejnë armët.


“Tërhiqeni këtë ju lutem, se kjo që keni bërë është fatale! Unë nuk kam replikë me njeri sepse s’më ka përmend njeri emrin. Si qytetar i këtij vendi ndjehem i kërcënuar. U bë këtu një deklaratë, që s’mund ta pranoj. E tha një ish-president, ish-kryeministër, tha merrni armët kundër kësaj qeverie, unë kam shumë arsye që jam kundër, por të thuash merrni armët është fatale! E tha dikush që e ka bërë njëherë, në vitin 1997. Ka nja 3 muaj që përpiqem t’u them shqiptarëve, që dua t’u tregoj se ku e çon marrëzia e një njeriu partinë. Ai që shet picën, të ketë një pistolëtë? Ti Jozefinë te parukierja, të ketë një pistoletë në sirtar? Ti Ristan, në taksi, të ketë pistoletë poshtë sediljes? Ky debat duhet të shterojë.” – tha Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059