Kohët e fundit Meghan Markle, rrëmbeu me shpejtësi vëmendjen e gjithë botës në çdo deklaratë apo veprimtari të saj.
Nga një aktore amerikane ajo u kthye në dukeshën më të komentuar të familjes mbretërore. Me pozicioni e saj të ri, Meghan është detyruar të ndryshojë totalisht edhe garderobën e saj. Në 2018 dukesha është cilësuar si një ndër gratë të veshura më bukur në mbretëri dhe vendosi edhe shumë trende.
Patjetër që e gjithë kjo ka një kosto shumë të lartë dhe sipas një ‘website’ për stilin e familjes mbretërore, ‘UFO No More’, u zbulua se Meghan kishte shpenzuar më shumë nga të gjithë për garderobën e saj në 2018.
Sipas faqes në fjalë Markle kryeson listën e garderobës më të shtrenjtë përballë 14 grave të tjera, duke përfshirë Kate Middleton, princeshën Eugenie dhe princeshën Beatrice. E gjithë gardëroba e Meghan Markle kushton në total 508 mijë paund.