Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën me sportistët më të paguar në botë. Pa dyshim që kjo listë kryesohet nga katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Crisitano Ronaldo i cili gjatë një viti arkëton plot 88 milionë dollarë ose e thënë ndryshe ( 81.7 milionë euro).
Në vendin e dytë pozicionohet Lionel Messi i cili fiton 81.4 milionë dollarë (75.6 milionë euro), ndërsa vendin e tretë e plotëson basketbollisti Lebron James (71.5 milionë euro).
Vendi i katërt plotësohet nga tenisti i mirënjohur Roger Federer (62.9 milionë euro) ndërsa pasi tij vjen Kevin Durant (52.2 milionë euro).
Futbollisti tjetër për të dalë në listë është Neymar, i cili zë vendin e 21-të, me të ardhura totale prej 34.8 milionë eurosh.
Ibrahimovic zë vendin e 23-të, me të ardhura prej 34.7 milionësh, Gareth Bale është i 25-ti, me 33.3 milionë euro.
LISTA
Crisitano Ronaldo- 81.7 milionë euro
Lionel Messi - 75.6 milionë euro
Lebron James -71.5 milionë euro
Roger Federer - 62.9 milionë euro
Kevin Durant - 52.2 milionë euro