Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm, e një prej aktorëve më të dashur për publikon tonë është Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi. Pak javë më parë aktori turk vizitoi Shqipërinë, ku mori pjesë dhe në spektaklin “Dancing Ëith The Stars”, ku Almeda e moderoi për muaj me radhe.
Pas ikjes, Almeda akuzoi produksionin e spektaklit se nuk e kishin pritur si duhet atë dhe Tolgahan. U komentua gjatë në media deklarata e Almedës, por mesa duket, Tolgahan ka mbetur i kënaqur nga vizita në Shqipëri.
Pak orë më parë ai publikoi një foto nga bregdeti i Durrësit, duke u treguar të githëve se ka mbetur i mahnitur nga pamja e ofruar.