INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Administrata ka shumë ditë pushimi?! Ja ku renditet Shqipëria

Administrata ka shumë ditë pushimi?! Ja ku renditet Shqipëria

Publikuar më: 08:55 27-11-2018

Thuhet shpesh se administrata shqiptare bën shumë ditë pushimi zyrtarë. Por sipas një harte të përpiluar nga “WorldAtlas” Shqipëria renditet mes vendeve me ditë të zakonshme pushimi. Lista kryesohet nga Kamboxhia me 28 ditë festa zyrtare ndërsa Shqipëria ka 12 të tilla. 

Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë zyrtare pushimi. Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Po kaq ka dhe Kosova, ndërsa Mali i Zi ka të njëjtin numër si ne.
Ajo që duhet theksuar për Shqipërinë është fakti që varet edhe nga qeveritë sa sa ditë pushimi bën administrata.


Qeveria e Edi Ramës vendosi që në rast se ditët pushimit zyrtar binin të shtunave apo të dielave, merret pushim edhe e hëna, pra një zhvendosje ditësh dhe njëherësh shtim të numrit të ditëve të pushimit.
Në këtë kontekst administrata shqiptare bën ndoshta më shumë pushim se çdo vendi tjetër europian.

 Kalendari i festave zyrtare sipas Bankës së Shqipërisë

01 janar 2018 Festat e Vitit të Ri

02 janar 2018 Festat e Vitit të Ri

14 mars 2018 Dita e Verës22 mars 2018  Dita e Nevruzit

01 prill 2018  E diela e Pashkëve Katolike*

02 prill 2018 Pushim zyrtar nga E diela e Pashkëve Katolike

08 prill 2018  E diela e Pashkëve Ortodokse*

09 prill 2018  Pushim zyrtar nga E diela e Pashkëve Ortodokse

01 maj 2018 Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

14 qershor 2018 Dita e Bajramit të Madh**

21 gusht 2018 Dita e Kurban Bajramit

05 shtator 2018 Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës

28 nëntor 2018 Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 nëntor 2018 Dita e Çlirimit

30 nëntor 2018 Pushim Zyrtar***

08 dhjetor 2018 Dita Kombëtare e Rinisë*

10 dhjetor 2018 Pushim zyrtar nga Dita Kombëtare e Rinisë

25 dhjetor 2018 Krishtlindjet

Article Logic
Execution time: 0.004080057144165