INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë e thjeshtë! Këto janë 3 shenjat që tregojnë se keni rënë në DASHURI dhe mos gënjeni kot!

Shumë e thjeshtë! Këto janë 3 shenjat që tregojnë se keni rënë në DASHURI dhe mos gënjeni kot!

Publikuar më: 22:57 06-07-2018

Për ata të cilët nuk janë të sigurt nëse janë të dashuruar apo jo, në këtë listë më poshtë janë shenjat që tregojnë se jeni dashuruar me të vërtetë:

Kur ai/ajo është pranë, juve ju shtrëngon zemra

Emocionet e ankthit, lumturisë dhe shpesh frikës që ndodhin në mes të gjoksit tuaj kur e shihni atë, tregon më së miri se ju jeni të dashuruar. Nëse vetëm prezenca e tyre i shkakton këto në trupin tuaj, kjo tregon se ju jeni duke rënë edhe më shumë në dashuri me të, transmeton Gazeta Express.

E shihni në ëndërr

E gjeni atë në ëndrrat tuaja? Nganjëherë ëndrrat mund të jenë të çuditshme dhe të sjellin gjëra të çuditshme, por nëse keni menduar shumë për të gjatë ditës sigurisht se do ta shihni në ëndërr më vonë. Nëse e shihni në ëndërr dikë që ju pëlqen, është më mirë që t’ia thoni!

Kur rrini bashkë silleni çuditshëm

Të gjithë mund të jemi të çuditshëm nganjëherë. Por çfarë nëse vazhdimisht silleni çuditshëm kur ai/ajo është pranë jush? Është dashuri. Kur flisni me të, ju dridhet pak zëri, ju rrahë zemra më shpejtë, silleni shumë më çuditshëm se me të tjerët, ndjeni pak turp dhe jeni të rezervuar në atë që e flisni, të gjitha këto tregojnë se dashuria po ndodh si ndjenjë tek ju!

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887