Vera e nxehtë kalohet më mirë me muzikë të bukur. Gjatë ditëve dhe javëve të fundit, artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat po na shoqërojnë gjatë aktivitetit tonë të përditshëm.
Me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e fundit të Noizyt me Loredanën nën titullin “Heart attack”, këngë e cila është dëgjuar mbi 11 milionë herë në 11 ditë nga publikimi i saj.
Disa klikime më pak ka kënga “Pare”, projekti i sukseshëm për të cilin kanë bashkuar forcat emrat e njohur si Mozzik, Tayna dhe Butrint. Ndërsa podiumi plotësohet nga një tjetër bashkëpunim, pikërisht “Alkool” nga Noizy dhe Ylli Limani.