INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë këngë të reja, por cila i ka “fiksuar” shqiptarët?! E mësoni tani, ja kënga që po dëgjohët më shumë!

Shumë këngë të reja, por cila i ka “fiksuar” shqiptarët?! E mësoni tani, ja kënga që po dëgjohët më shumë!

Publikuar më: 12:32 22-06-2021

Vera po afron dhe këngëtarët e njohur po bëhen gati për të publikuar këngët që do na shoqërojnë gjatë muajve të nxehtë. Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Bëhet fjalë për bashkëpuninim të grupit të Threedots, Florit, Brunos dhe Klajdi Harunit, nën titullin NINA, e cila është trending numër 1 në Shqipëri.

Kjo këngë, tipike verore,  i ka kaluar 1 milionë klikime në 2 ditë dhe po dëgjohet në masë nga dëgjuesit tanë. Në vend të dytë pozicionohet Elvana Gjata me “LOTI”, ndërsa podiumi plotësohet nga Majk e Ledri Vula me “Marr”.

dafff.png

Article Logic
Execution time: 0.0032291412353516