INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë kripë dhe pak kalium? Kujdes rrezikoheni nga ...

Shumë kripë dhe pak kalium? Kujdes rrezikoheni nga ...

Publikuar më: 17:46 26-10-2018

Konsumimi i tepruar i kripës dhe konsumimi shumë i vogël i kaliumit janë recetë për vdekje të parakohshme, pohojnë hulumtimet nga qarqet e Qeverisë amerikane. Hulumtimi i ri i publikuar në “Archives of Internal Medicine” në veçanti ka analizuar problematikën e konsumimit të lartë të kripës në organizëm dhe konsumimit të ulët të kaliumit. Është treguar që gjendja e tillë është receta e vërtetë për vdekje të parakohshme. Në hulumtimin i cili ka zgjatur 15 vjet kanë marrë pjesë më shumë se 12.000 njerëz. Deri në fund të hulumtimit kanë vdekur 2.270 persona; 825 raste të vdekjes janë shkaktuar nga problemet e zemrës, ndërsa 433 nga sulmet në tru dhe bllokimi i enëve të gjakut. Grupi më në rrezik i njerëzve ishte ai tek i cili ishte i madh niveli i natriumit nga kripa, ndërsa shkalla e kaliumit shumë e vogël. Ata njerëz i janë ekspozuar për 50 për qind rrezikut më të lartë nga vdekja se cilado sëmundje më serioze, ndërsa madje 200 për qind për rrezikut më të lartë nga sulmi në zemër. Megjithatë, kjo mund të parandalohet. Duhet të reduktohet konsumimi i kripës dhe të rritet konsumimi i kaliumit. Kur flasim për konsumin e tepruar të kripës, kjo nuk është gjithmonë e lidhur me kripën të cilën e përdorni në shtëpi. Burimi më i shpeshtë dhe më i madh i kripës është ushqimi të cilin e porosisim të na e sjellin në adresën ku jemi, ai që e hamë në restorante dhe ushqimi i përpunuar industrialisht. Prandaj është e rëndësishme që efektin e natriumit ta neutralizojmë me kalium – natriumi do të rrisë, ndërsa kaliumi do të ulë tensionin e gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.0033061504364014