Napoli e ka nisur shumë Serie A, duke marrë 6 pikë të plota, për më tepër, ndaj Lazios dhe Milanit, dy rivalëve të fortë. Formacioni fitues nuk preket, por kjo nuk gjen vend për Carlo Ancelottin, që në Genova ndaj Sampdorias ka menduar të bëjë ndryshime.
Pritet të luajë ndeshjen e parë si titullar Diaëara, i cili do të marrë vendin e Hamsik, pasi është më mirë në fazën mbrojtëse se sllovaku. Diaëara do të luajë në mesfushë bashkë me Zielinskin dhe Alan.
Në sulm mendohet që Ancelotti të hedhë në fushë nga minuta e parë Verdin, në vend të spanjollit Callejon. Italiani mbron më pak, por mund të bëjë të gjitha pozicionet në sulm, në krahë dhe në qendër, si dhe mund të gjuajë më shumë drejt portës.
Edhe në mbrojtje pritet që Ancelotti të bëjë një ndryshim, ku rumuni Chiriches do të luajë në vend të Albiol, sepse është më i shpejtë dhe bashkë me Koulibalin përbëjnë një dyshe solide. Elseid Hysaj, të paktën për momentin, është i paprekshëm nga trajneri Ancelotti.