Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes. E duke qenë shumë e përfolur, nuk mund të mos krijojë edhe armiq. Mirëpo “Shën Valentini” po afron dhe Kim K ka menduar të surprizojë njerëzit që do dhe që urren.
Kim ka filluar të promovojë aromat e saj të reja të parfumit duk dërguar disa çokollata gjigande në formë zemre tek miqtë e saj VIP. Por ajo ka zbuluar se këtë dhuratë do ta marrin jo vetëm miqtë e saj, por edhe armiqtë. Listën ajo e ka ndarë në dy ngjyra në rozë dhe në blu. Në listën rozë përfshin miqtë e saj La La, Cardi B, Chrissy Teigen, Paris Hilton dhe shumë të tjerë. Por më interesantja është lista blu ku përfshihen Taylor Swift, Wendy Williams, Pink, Blac Chyna dhe Sharon Osbourne. Dhe për më tepër të gjitha këto çokollata gjigande që kanë brenda parfumin e Kim ju dorëzuan të gjithë VIP-ave në dorë.