INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë persona të vdekur e të plagosur në një qytet të Holandës, ngjarja ende e paqartë për autoritetet

Shumë persona të vdekur e të plagosur në një qytet të Holandës, ngjarja ende e paqartë për autoritetet

Publikuar më: 20:09 09-09-2019

Tre persona kanë mbetur ‘viktima të një batareje armësh në qytetin e Dordrecht” në jug të Holandës. Kështu njofton policia holandeze në Tëitter. Sipas mediave vendase, të shtënat me armë kanë ndodhur në brendësi të një banese. Po kështu bëhet e ditur se një person i katërt ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht policia tha se “shumë njerëz” ishin qëlluar në një rrugë banimi në skajin jugor të qytetit. Por oficerët në qytetin e afërt të Roterdamit konfirmuan më pas se tre persona kishin vdekur dhe një ishte plagosur rëndë. Një hetim për atë që ka ndodhur është duke u zhvilluar.

Policia tha se ekipet e urgjencës ishin në vendngjarje për të trajtuar viktimat dhe për të hetuar. Kryetari i Bashkisë së Dordrecht, Ëouter Kolff ka shkruar në Tëitter se ka pasur “një incident shumë të rëndë me të shtëna” dhe se ai po shkonte drejt vendit të ngjarjes.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan se një turmë ishte mbledhur përballë shtëpisë, e mbajtur pas nga një kordon policie. Ambulancat dhe makinat e policisë ishin në rrugë, e cila dukej si një rrugë e zakonshme banimi.

Dordrecht është një qytet dhe bashki në Holandën Perëndimore, i vendosur në provincën e Holandës së Jugut. Është qyteti i pestë më i madh i krahinës pas Roterdamit, Hagës, Zoetermeer dhe Leiden, dhe ka një popullsi prej 118.450 njerëz.

Holande-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154