Policia franceze ka në dorë një të dhënë jetësore që mund të kapë në grackë autorët e grabitjes së famshme ndaj Kim K.
Një gur i cmuar i vogël, i gjetur jashtë hotelit ku Kim po qëndronte në Paris, mban gjurmët e ADN- së dikujt, provë që mund ta cojë policinë tek sulmuesit e pak ditëve më parë.
Sic duket, në nxitim e sipër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, grabitësve u ka rënë një pjesë e bizhu-së.
35 vjeçarja ishte lidhur dhe kërcënuar me armë në banesën e saj javën e kaluar, nga disa hajdutë që arritën të vjedhin para dhe gjëra të çmuara, duke përfshirë një unazë në vlerë prej 3.2 milionë dollarë dhe telefonat celularë.
Policia franceze dyshon se dikush i brendshëm mund të jetë përfshirë.
Por burime të afërta me Kim, dhe reperin Kanye, thonë se ata e kanë humbur besimin ndaj dhe po marrin masa për ta çuar çështjen në shtëpi. “Ata kanë vendosur të përdorin ekspertët e tyre, si pjesë e riorganizimit të tyre të sigurisë” tha një burim. Ndërsa për Kim, ajo që ka rëndësi është që kjo të mos përsëritet më dhe gjërat t’i rikthehen normalitetit.