INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë presion në punë, si gratë shtojnë kile…

Shumë presion në punë, si gratë shtojnë kile…

Publikuar më: 12:29 29-01-2019

Kur në vendin e punës ka shumë presion gratë kanë tendecën të shtojnë kile. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga universiteti i Suedisë Gotenburg. Në analizë u morën 3872 persona gra dhe burra, të cilët u ekzaminuan në një periudhë 20-vjeçare.

Ekspertët studiuan disa parametra si ritmi profesinal, stresi i shkaktuar dhe pesha. Studimi tregoi se stresi në vendin e punës kishte efekte mbi trupin e njeriut duke sjellë shtim të peshës. Një faktor i tillë u vu re sidomos tek gratë.

Në më shumë se gjysmën e grave të marra në shqyrtim u vu re se stresi i 20 viteve të fundit kishte ndikuar tek shëndeti i tyre, duke shtuarkile.

Për më tepër stresi dhe kilet shtohen edhe kur kërkesat në punë janë të larta.Pyetjet në lidhje me kontrollin në punë, mbulonin çështje të tilla se sa shpesh mësonin diçka të re; nëse puna kërkonte imagjinatë ose aftësi të avancuara; dhe nëse personi ishte personalisht i aftë të zgjidhte çfarë të bënte.

Rezultatet tregojnë se të anketuarit me një shkallë të ulët të kontrollit në punën e tyre kanë fituar peshë të konsiderueshme, të përcaktuar si një shtim në peshë prej 10 për qind .Nga ana tjetër, ekspozimi afatgjatë ndaj kërkesave të larta të punës ka luajtur një rol vetëm për gratë.Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh problemet që lidhen me stresin e punës, studimi është i rëndësishëm për shëndetin publik.

Hulumtuesit mendojnë se identifikimi i grupeve që janë të ndjeshëm ndaj stresit dhe përpjekjet për të reduktuar stresin lidhur me punën, ka të ngjarë të ndikojë jo vetëm në shtimin e peshës por edhe në sëmundje të tilla si patologjitë kardiovaskulare apo diabeti.

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982