INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shumë shi! Banka Botërore, Shqipëria të investojë në parashikimin e motit! [VIDEO]

Publikuar më: 12:54 22-09-2017

Ngrohja globale ka ndryshuar totalisht motin dhe për këtë arsye ditë me shi dhe me sasi të mëdha janë shtuar në vendin tonë. Bashkë me Zvicrën kemi rezultuar si venden me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore. Kjo e dhënë ka dalë nga një studim i Bankës Botërore ku dhe jep porosi të veçanta për shtete si i yni e kërkon më shumë investim në teknologjinë e parashikimit të motit. Sipas BB, kjo mund të arrihet duke hulumtuar në parashikime të sakta e kështu mund të parandalohen ose së paku do të mund të minimizohen humbjet ekonomike që krijon ndryshimi i motit. Veçojmë këtu që përmbytjet rrezikojnë jetë njerëzish apo dhe lënë pa banesa apo biznese ata. Harta globale e reshjeve e publikuar nga Banka theksoi se Shqipërisë është një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1.485mm në vit. Në vendin e parë për nga volumi i reshjeve renditet Zvicra me 1.537mm në vit.
Më tej në renditje vijnë, Norvegjia, Britania e Madhe, Austria, Kroacia dhe Bosnja të cilat kanë reshje vjetore në sasi më të lartë se 1000 mm.
Në rang global reshjet më të larta vjetore i ka Kolumbia me 3.240 mm dhe vende të tilla si ishujt e Indonezisë me mbi 2000 mm në vit. Banka Botërore thotë se rreziqet hidrologjike dhe meteorologjike janë përgjegjëse për 90% të totalit të humbjeve nga fatkeqësitë natyrore në mbarë botën. Bankës Botërore sqaron se çdo vit, vendet mund të kursejnë 13 miliardë dollarë nga humbjet e aseteve vetëm duke investuar në teknologji.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436