Ka qenë një ndër konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni të “Për’puthen”! Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili bëri për vete publikun.
Ai ishte një nga konkurrentët që u pëlqye më shumë në “Për’puthen”, i cili herë pas here merrte vëmendjen e të gjithëve dhe vlen të thuhet se vazhdon të komentohet shumë edhe tani pas programit.
Mirëpo nëse ju ka munguar ta shihni në ekran, do e shihni shumë shpejt pasi vetë Fationi na ka zbuluar se është tashmë pjesë e kastit të aktorëve në një film që do të vijë shumë shpejt!
Pra, për të gjithë ndjekësit e flaktë të Fationit: Bëhuni gati!!