Në rast se shërbimet nëpër hotele ju duken shumë të shtrenjta dhe nuk i përballoni dot, mos u ndjeni keq pasi kjo u ndodh edhe yjeve që fitojnë miliona.
Bëhet fjalë për Chrissy Teigen, e cila përvecse është martuar me një këngëtar fitues të cmimit Oscar, ka vënë edhe pasurinë e saj personale nga modelimi. E megjithatë shërbimi në dhomë për të është shumë i shtrenjtë. Bukuroshja 30 vjecare po qëndronte në dhomën e saj ekskluzive të hotelit Bevery Hills kur mamaja i solli për të ngrënë hot dog të blera në rrugë. është mirë të mbash këmbët në tokë, por si nuk e përballon shërbimin në dhomë kur përballon një hotel të tillë?