Era Istrefi është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila na ka bërë krenarë me sukseset që ka arritur në karrierën muzikore. Fama e saj i ka tejkaluar kufijtë prej vitesh dhe falë talentit, ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të muzikës botërore dhe ka performuar në festivale ndërkombëtare, si dhe në finalen e Kupës së Botës 2018. Dita e sotme është shumë e veçantë për Erën, pasi feston ditëlindjen.
Ylli i hitit “Bon Bon” mbush sot plot 25 vjet dhe ne i urojmë edhe shumë vite të tjera të suksesshme.
Era ka arritur të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon” e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe.
Ky projekt i publikuar në fund të vitit 2015 i ka hapur rrugë për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigande Ultra Music. Që atëhere, Era ka punuar për projekte ndërkombëtare, duke mos e mohuar asnjëherë origjinën nga vjen e duke u ndjerë krenare që është shqiptare.