Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka festuar ditën e sotme 90 vjetorin e lindjes. Ditëlindja e monarkes zyrtarisht festohet në muajin qershor për arsye ceremoniale, ku Buckingham Palace shndërrohet në një ambient të vërtetë festiv.
Ajo ka vendosur që ditën e sotme të festojë në rrugët e Windsor, ku ishin mbledhur shumë publik i gjërë për të uruar mbretëreshën. Ata kishin përgatitur interpretime dhe të gjithë një zëri i kenduan asaj këngën “Happy Birthday”. E veshur me stilin e saj karakteristik me kombinimin njëngjyrësh, dëri te kapela, ajo dukej shumë bukur nën jeshile.
Festimet vazhduan në pallatin mbretëror, ku Elizabeta e dytë organizoi një pritje për familjarët dhe miqtë e ngushtë.