Shumë shtetet të botës janë përfshirë nga temperatura të larta. Dhe Kolumbia është një nga ato shtete që e ndien edhe më shumë të nxehtin.
Dhe në kushtet kur temperaturat arrijnë ekstremet e tyre një mjek kolumbian ka një këshillë të çuditshme
Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek.
Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.
Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.
Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet.