INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë vapë për të fjetur? Ja si të keni një gjumë të qetë në këto ditë ferri

Shumë vapë për të fjetur? Ja si të keni një gjumë të qetë në këto ditë ferri

Publikuar më: 11:42 25-06-2019

E gjithë Europa është duke përjetuar ditë të nxehta, ku çdo kush përpiqet t’i largohet vapës.

Edhe orët e gjumit kthehen në një makth kur temperaturat po arrijnë mbi 35 gradë.

Nëse dëshironi të gjeni pak qetësi ka disa këshilla sesi t’ia arrini edhe në këto ditë. Ja ç’duhet të bëni për të siguruar një gjumë të qetë.

1 Zgjidhni çarçafë pambuku. Janë të lehtë dhe keni mundësi të merrni frymë lirisht.

2 Kujdesuni që çdo aparaturë telefonë, kompjuter t’i karikoni para se të shtriheni . Hiqni nga prize pajisjet sepse e edhe kur nuk janë në punë ato prodhojnë nxehtësi.

3 Para se të shtriheni bëni një dush, me ujë pak më të ftohtë sesa temperatura e trupit.

4 Jini kreativë, vendosni në dhomë një enë të mbushur me ujë të ftohtë e akull,freskon dhomën.

5 Hapni dritaret e dhomës një orë para se të shtriheni

6 Duke cudi por freskoni carcafët jastëkët duke I futur në qese dhe futini në frigorifer rreth gjysmë ore para se të flini.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219